Plas brenda familjes në Partinë e Lirisë, Kryemadhi iu përgjigjet akuzave të Metës për nepotizëm: Protagonizëm bosh, shërbimi më i mirë për Ramën e Veliajn

17/04/2024 19:50

Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale pas deklaratave të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ky reagim i Kryemadhit vjen pas deklaratës së Metës se do të luftojë nepotizmin në Partinë e Lirisë.

Sipas saj po kërkohet të shfokusohet vëmendja nga inceneratorët dhe kallëzimeve që ajo ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Kryemadhi: Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre.

Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar.

Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre. Filmat e vjetër me të njzz137jtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve.

Top Channel