Pas orëve të gjata, lirohen 300 qytetarët e Kosovës të ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci
17/04/2024 20:00
Mbi 300 qytetarë të Kosovës që kishin mbetur të bllokuar në pikën kufitare Serbi-Kroaci, tashmë janë liruar.
Dhjetëra autobusë nga Kosova që nga orët e vona të së martës e deri më tani kanë qenë të bllokuar nga Serbia në kufirin me Kroacinë, duke mos i lejuar që të vazhdojnë tutje.
Gjatë gjithë kësaj kohe, disa prej qytetarëve të ndaluar janë marrë në pyetje nga autoritetet serbe për “verifikim”.
Ky veprim i Serbisë nxiti reagime të shumta. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me këto veprime, Serbia po hakmerret ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.
Top Channel