Milioneri gjerman i supermarketeve inskenon vdekjen por ‘zbulohet’ me të dashurën ruse në Moskë (fotot)

17/04/2024 15:33

Një milioner gjerman që u zhduk në rrethana të dyshimta në rezortet malore të Zvicrës gjashtë vjet më parë, dyshohet tashmë se jeton me të dashurën e tij ruse në Moskë, thuhet në një investigim të çështjes.

Pronari i gjermano-amerikan i supermarketeve Karl-Erivan Haub, asokohe 58 vjeçar, po stërvitej për ski pranë majës së famshme zvicerjane Matterhorn kur u zhduk në prill 2018 pranë Zermatt.

Herën e fundit ai ishte parë duke u ngjitur vetëm me teleferik çka trajnerëve iu duk e çuditshme, dhe rrjedhimisht nuk u kthye më kurrë në hotel.

Autoritetet kërkuan për më shumë se një javë me helikopterë  dhe grupe alpinistësh, por trupi i tij nuk u gjet.

Haub – drejtor i dyqaneve e supermarketeve gjermane Tengelmann Group – u shpall i vdekur tre vjet më vonë, duke lënë pas gruan, dy fëmijët dhe kompanitë me rreth 75,000 punonjës.

Por tashmë një investigim i rrjetit gjemran RTL pretendon të ketë identifikuar Haub në Moskë, ku miliarderi besohet se jeton më të dashurën e tij shumë më të re Veronika Ermilova.

Vëllai i tij Christian po hetohet tashmë nga prokuroria e Koln për deklarata të rreme.

Christian mori kontrollin e kompanisë Tengelmann pas zhdukjes së të vëllait dhe thotë se ‘ka pajtuar hetues’ pas zhurmave se ai mund të jetë gjallë.

Haub, i cili tani llogaritet të jetë 64 vjeç, kishte telefonuar të dashurën 44 vjeçare Ermilova shumë herë ditën e zhdukjes në 2018, sipas hetimeve të RTL dhe rrjetit vendas Stern.

Hetimet zbuluan se Ermilova drejton një agjenci eventesh në Shën Petersburg, që organizon ekskursione skish dhe alpinizmi, madje dyshohet si pjesë e shërbimeve sekrete ruse FSB, shkruan DailyMail.

Në raportim thuhet se në 2008 “ata të dy kanë qëndruar në Moskë e Sochi për disa ditë, ndërsa në 2009, ata udhëtuan drejt Shën Petersburg.

Gazetari i RTL, Liv von Boetticher thotë se zhdukja e Haub dhe shfaqja e tij e dyshuar në Rusi mund të kenë lidhje me akte të jashtëligjshme biznesi të burrit.

Gazetari shtonte: “Nuk jam i sigurt për aksidentin e skive por duket se është një arratisje e inskenuar”./DailyMail/

FOTO GALERI
1/7
Milioneri dyshohet se jeton ne Moske me Veronika Ermilova

Top Channel