“Fredi Beleri u shërben neonazistëve grekë”, studiuesi Bido: E dinte që një ditë para që do arrestohej

17/04/2024 18:09

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, ishte i ftuar në emisionin Breaking me Fiori Dardhën në Top News ku ka folur për çështjen e Fredi Belerit dhe kandidimit të tij nga Greqia për eurodeputet.

Në një krahasim mes dy kryebashkiakëve të arrestuar, Goros dhe Belerit ai thotë se ka një ndryshim shumë të madh.

Zoti Goro nuk ka shtetësi greke, i është hequr pasi nuk i shërbeu nacionalizmit grek. Ai ka identifikim shqiptar dhe e ka deklaruar para disa vitesh. 

Por këto kohë kanë dalë shumë politikanë që thonë se ka vetë-identifikim grek dhe këtë  absurditet se kuptoj, sepse askush nuk i cakton dot tjetrit se çfarë vetë-identifikimi ka. E dyta, ka plot politikanë dhe deputetë në këtë vend që kanë etni greke, por janë shqiptarë.
E treta, ka shumë politikanë që kanë shtetësi të huaj, dhe janë shqiptarë. Fredi Beleri është tjetër gjë, ai është akuzuar nga shteti grek si vrasës i Fatmir Shehut dhe Arsen Gjinit. Është përdorur dhe ka përdorur neonazizmin grek, për të avancuar interesa të neonazizmit dhe nacionalizmit politik në Shqipëri. 

Edhe në fushatën e fundit ka pasur struktura shtetërore të shtetit grek. Sepse pasaportat të cilat u dënua, nuk i jep një kompani private, i jep shteti grek. 

Bursat që jepte në shtetin grek, aksesin në spitalin e Janinës, janë aksese të shtetit grek. Ardhja e më shumë se dyfish e emigrantëve për të votuar, duket që nuk është bërë nga ai, por nga qarqe nacionaliste antishqiptare“, tha Bido.

Bido tha se Beleri ishte në dijeni për arrestimin e tij një ditë para se të binte në pranga.

Dje unë mora vesh një lajm shumë interesant. Nga shtabi i zotit Beleri u deklarua se z. Beleri një ditë para se të arrestohej e dinte që do të arrestohej dhe kjo është shumë interesante sepse i bie që z. Beleri ka inskenuar arrestimin e tij.  E dinte një ditë para që do arrestohej dhe në nesërmen Pandeli Kokaveshi ka dhënë lekët për blerjet votash. 

Mund të kemi një skenar shumë të çuditshëm pse ai i arrestua, pse e shtyu 1 vit e ca dënimin e tij sepse nuk pranoi gjykim të shkurtuar, dhe mund të kemi një skenar shumë interesant. 

Sepse edhe pse e dinte që ishte në përgjim vajti dhe pagoi lekët Pandeli Kokaveshi ndaj të infiltruarit të policisë. Është një lajm i veçantë që ne duhet ta shqyrtojmë ndryshe tashmë”, tha Bido.

Top Channel