Një nga autorët e vrasjes së Briken Sanaj në Tiranë, është arrestuar në Gjermani.
Ditën e djeshme (16 prill), Vladimir Kola, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden u arrestua me qëllim ekstradimin në vendin tonë.
Ai akuzohet për veprën penale plagosje me pasojë vdekjen, keqtrajtim, vrasje, armëmbajtje pa leje si dhe eksploziv, etj.
Vrasja ka ndodhur më datë 3 tetor të vitit 2022, ku Vladimir Kola, së bashku me persona të tjerë, ka qëlluar për vdekje Briken Sanajn,
“Në vijim të punës për gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga DVP Tiranë dhe shkëmbimin e tyre në kohë reale, mes Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i përbashkët, i koduar ‘Versus'”, thuhet në njoftimin e policisë.
Vijon puna për ekstradimin e 41-vjeçarit, në Shqipëri.
Top Channel