Maxim Lyutyi, një bloger rus 44-vjeçar, u dënua me tetë vjet burg për shkaktimin e vdekjes nga uria të djalit të tij të porsalindur, duke kërkuar që foshnja të ushqehej me rrezet e diellit në vend të ushqimit dhe qumështit.
Sipas shkresave të lëndës, Kosmos, siç ishte emri që i është vënë foshnjës nga 44-vjeçari dhe partnerja e tij 34-vjeçare Oxana Mironova , ka vdekur nga pneumonia dhe kockëzimi në moshën një muajshe. 44-vjeçari dyshohet se i ka derdhur ujë të ftohtë foshnjës për ta ngurtësuar dhe, sipas faqes së internetit Mash, “foshnja nuk mundi t’i rezistonte abuzimit dhe si pasojë pati probleme me frymëmarrjen dhe probleme të tjera, por as atëherë nuk e çuan te mjeku”.
Në gjykatën që shqyrtoi çështjen, 44-vjeçari pranoi fajin, megjithëse fillimisht u përpoq të fajësonte partneren e tij, e cila tashmë është dënuar me dy vite burg. “E pranoj fajin tim. “Nëse do ta kisha ditur që djali im ka lindur para kohe dhe se nëna e tij kishte komplikacione në shtatzëninë e saj, atëherë me simptomat e para të sëmundjes së fëmijës do të kisha kontaktuar një spital pavarësisht bindjeve të nënës”, tha 44-vjeçari.
Në gjykatë është paraqitur se 44-vjeçari ka tentuar të rrisë fëmijën e tij me një dietë ku ata që e ndjekin qëndrojnë pa ujë dhe ushqim për një kohë të gjatë dhe u besohet “ushqyerja me diell”.
“Ai donte të eksperimentonte me fëmijën, ta ushqente me diell dhe më pas të reklamonte tek të tjerët në këtë mënyrë”, tha një burim për 44-vjeçarin.
Top Channel