Vrasja në Pejë/ Bashkëshorti ishte i shpallur fajtor më parë për dhunë në familje, Gjykata: E ka paguar dënimin me gjobë 

16/04/2024 14:19

Përgjigja e gjykatës lidhur me dënimin për dhunë në familje për Edmond Lajçin, i cili vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij në Pejë.

Deklarata e Gjykatës: Lidhur me pyetjen e parashtruar nga ana juaj, për të kaluarën kriminale të personit të dyshuar për vrasjen e gruas së tij në Pejë, ju njoftojmë se i njejti me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, ttë datës 01.02.2022, është shpall fajtor për vepër penale dhuna në familje nga neni 248 par.1 të KPRK-së, për të cilën vepër I është shqiptuar dënim me gjobë në shumë prej njëqind (100) euro, të cilën gjobë është obliguar që t’a paguaj në afat prej tre (3) muaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit si dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) muaj, I cili dënim me kërkesën e të pandehurit I është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumë prej treqind (300) euro, e të cilin dënim është obliguar t’a paguaj jo më vonë se tre (3) muaj pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Ndaj aktgjykimit palët nuk kanë ushtruar ankesë, andaj aktgjykimi ka marrë formën e prerë me datë 25.02.2022 dhe i dënuari pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, në tërësi e ka paguar dënimin me gjobë.

Top Channel