Në raportin vjetor të Prokurorisë së Posaçme një vend të veçantë zunë grupet kriminale dhe agresiviteti I tyre në rritje ku gjithmonë e më tepër për vrasjet me pagesë po përdorin eksplozivin. Sipas prokurorisë ka një tendencë në rritje të trafikimit të tij nga Kosova.
Gjatë vitit të kaluar policia e shtetit në operacione të ndryshme ka sekuestruar rreth 300 kg eksploziv dhe 120 granata ndërkohë që në 4 muajt e këtij viti janë sekuestruar 50 kg eksploziv.
Rasti kryesor ishte ai I shënuar në 5 shkurt ku në një operacion të vetëm policia e Tiranës sekuestroi 45 eksploziv që vinte nga Kosova me autobus. Lënda shpërthyese ishte futur në valixhe dhe ishte fshehur në kuti lëngjesh frutash. Dyshimet janë se eksplozivi I ndarë në 203 kallëpë ishte porositur nga grupe të ndryshme kriminale në Shqipëri për të kryer ngjarje kriminale ndërkohë që në pranga ranë 3 persona nga Gjilani.
Rritje kanë pësuar edhe rastet e sekuestrimit të minave të telekomanduara. Gjatë vitit të kaluar policia ka sekuestruar 8 mina ndërsa gjatë këtij viti vetëm në 4 muaj janë sekuestruar 18 mina në operacion e të ndryshme në Mirditë, Durrës, Vlorë etj që dyshohet se do përdoreshin për ngjarje kriminale.
Në ngjarjet më të rënda ku eksplozivi është përdorur për vrasjen e kundërshtarit është vrasja e Aleksandër Sadikajt në kryeqytet në qershor të 2022, ngjarje kjo ende pa autor.
Top Channel