Top Channel i kërkoi një koment Kuvendin për arsyen se pse Sali Berisha është lënë jashtë grupit parlamentar të PD, pas kërkesës së Gazment Bardhit që revokoi të gjithë masat disiplinore.
“Në datën 9 prill 2024 Kuvendi është njoftuar nga z. Gazment Bardhi mbi “Revokimin e të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj legjislature.” Deputeti Sali Berisha, prej fillimit të legjislaturës, nuk ka qenë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”, reagoi Kuvendi për Top Channel.
Lindita Nikolla njoftoi të enjten se grupi parlamentar demokrat kishte vendosur të anulojë të gjithë masat disiplinore, por vendimi që mban firmën e Gazment Bardhit për të rikthyer Sali Berishën zyrtarisht në organin që ai drejton nuk është pasqyruar në faqen e Kuvendit. Lideri historik i demokratëve figuron tek kategoria e deputetëve jashtë grupeve parlamentare.
Top Channel