Qendra e re Administrative e Vaqarrit, Rama publikon pamjet: Do të shërbejë si hapësirë multifunksionale, me salla komunitare e mjedise edukimi

16/04/2024 18:22
Qendra Administrative në Vaqarr

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga qendra e re administrative e Vaqarrit e cila do të shërbejë edhe si hapësirë multifunksionale.

Nëpërmjet fotove të postuara në facebook, kreu i ekzekutivit bën me dije se në qendrën e re administrative do të ketë edhe salla komunitare dhe mjedise edukimi dhe argëtimi për fëmijët.

“Vaqarri do të ketë një qendër të re administrative, e cila do të operojë si një hapësirë multifunksionale për të gjitha moshat, me salla komunitare, mjedise edukimi e argëtimi për fëmijët, si dhe me një zonë më vete për punonjësit e njësisë administrative”– shkruan Rama.

Top Channel