25/11 14:05
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga qendra e re administrative e Vaqarrit e cila do të shërbejë edhe si hapësirë multifunksionale.
Nëpërmjet fotove të postuara në facebook, kreu i ekzekutivit bën me dije se në qendrën e re administrative do të ketë edhe salla komunitare dhe mjedise edukimi dhe argëtimi për fëmijët.
“Vaqarri do të ketë një qendër të re administrative, e cila do të operojë si një hapësirë multifunksionale për të gjitha moshat, me salla komunitare, mjedise edukimi e argëtimi për fëmijët, si dhe me një zonë më vete për punonjësit e njësisë administrative”– shkruan Rama.
Top Channel