Një tubim i politikanëve evropianë të së djathtës ekstreme është ndërprerë të martën, pasi policia hyri me forcë për ta mbyllur.
Në Konferencën Kombëtare Konservatore pritej të flisnin figura të njohura si kryeministri hungarez Viktor Orban, kandidati francez i të së djathtës ekstreme Eric Zemmour dhe ish-sekretarja e brendshme e Anglisë Suella Braverman.
Themeluesi i partisë Brexit, Nigel Farage po i drejtohej turmës në sallën Claridge, në kryeqytetin e Belgjikës, kur policia Bashkiake erdhi me një urdhër në dorë për të mbyllur eventin rreth orës 12 e gjysmë të së martës.
Policia tha se kishte në dorë një dokument tre-faqësh të firmosur nga kryetari I bashkisë që ndalonte këtë tubim të mbahej në Bruksel. Më vonë kjo u konfirmua dhe nga vetë kryebashkaku i zonës Saint-Josse Ten Noode, I cili tha se urdhri synonte të mbronte sigurinë publike.
Më herët dy salla të tjera në Bruksel kishin refuzuar të mbanin eventin. Farage i tha turmës se vendimet e sallave për të anuluar eventin ishin “absolutisht skandaloze”.
Sipas organizatorëve, rreth 600 persona pritje të merrnin pjesë, ndërsa spektakli vjen vetëm dy muaj para zgjedhjeve elektorale evropiane, me sondazhet që parashikojnë rritje të së djathtës ekstrem dhe partive euroskeptike.
Top Channel