Policia e Kosovës shpall në kërkim Akil Gjakovën, kampionin e xhudos.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha më herët tha se po punohet në lokalizimin e tij dhe se askush nuk mund të ikë nga institucionet.
Njoftimi i policisë:
Kërkesë për bashkëpunim – Akil Gjakova
Pejë, 16 prill 2024
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
• AKIL (Luan) GJAKOVA i lindur me 04.01.1996 nё Pejë.
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:
– “Dhunё nё familje”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]
Top Channel