“Paqe e drejtë” në Ukrainë, Scholz takon Xi: Rusia, kërcënim për të gjithë Evropën

16/04/2024 12:24

Kancelari gjerman Olaf Scholz po zhvillon një vizitë në Kinë, ku të martën u takua me homologun e tij kinez presidentin Xi Jinping.

Mesazhi kryesor nga dy liderët ishte se në Ukrainë duhet vendosur një paqe e drejtë. Kancelari arriti të dielën në Kinë, i shoqëruar nga një delegacion ministrash dhe drejtuesish ekzekutivë biznesesh në vizitën e tij të dytë, që kur mori mandatin.

Turi i tij e ka dërguar për vizitë në megaqytetin e Chongqing, superfuqinë ekonomike të Shnanghait dhe tashmë në Pekin, ndërsa përballet me një detyrë të vështirë me synimin për të balancuar lidhjet ekonomike me partnerin tregtar më të madh të Berlinit.

Duke u takuar me Xi, Scholz i tha udhëheqësit kinez se shpresonte të diskutonte “si mund të kontribuojmë më shumë për një paqe të drejtë në Ukrainë”.

Ndërsa Kina thotë se është një palë neutrale në konfliktin e Ukrainës, ajo është kritikuar për refuzimin për të dënuar Moskën për ofensivën e saj.

Dhe Kina dhe Rusia kanë rritur në vitet e fundit bashkëpunimin ekonomik dhe kontaktet diplomatike, partneriteti i tyre strategjik vetëm sa po afrohet më shumë që nga pushtimi i Ukrainës.

Scholz i tha Xi se agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe armatimi i saj kanë një impakt shumë negativ në sigurinë e Evropës. “Ato dëmtojnë interesat tona bazë, si dhe të gjithë rendin ndërkombëtar sepse po shkelin një parim bazë të Konventës së Kombeve të Bashkuara”, mësohet të jetë shprehur Scholz sipas AFP.

Liderët folën dhe për fushat ku mund të bashkëpunojnë, duke përfshirë edhe rrezikun global të ndryshimit klimatik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA