Në pranga, me kokën ulur/ Momenti i arrestimit të krahut të djathtë të “Rrumit të Shijakut”, 33-vjeçari akuzohet për rrëmbimin e vëllezërve Beqiraj

16/04/2024 10:16

Policia e Durrësit ka publikuar pamjet e arrestimit të krahut të djathtë të “Rrumit të Shijakut”, Agron Bejdolli në Spitallë të Durrësit.

Bejdolli u kap në një banesë në Spitallë të Durrësit. Ai ishte shpallur person në kërkim për pengmarrjen në bashkëpunim të vëllezërve Beqiraj në vitin 2022 dhe njihet si pjesë e grupit kriminal të Aleksandër Lahos.

Dëshmitë e vëllezërve çuan në zbulimin e një rrjeti vrasësish me pagesë si dhe porositësit e disa vrasjeve.

Bejdolli ishte një prej 4 personave që i prenë rrugën me një automjet dy vëllezërve në afërsi të mbikalimit të Maminasit, ndërsa ata ishin nisur të vrisnin dy shtetas me porosi të një efektivi të policisë së burgjeve që, sipas dëshmive të tyre, kishte parapaguar 3500 euro për krimin.

Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi më datë 02.05.2023, Gjykata e Durrësit i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, operacioni policor i koduar “Wanted”. I shpallur në kërkim për heqje të paligjshme të lirisë, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga pranga 33-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Wanted”.

Gjatë operacionit, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi A. B., 33 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi më datë 02.05.2023, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas akuzohet se më datë 02.10.2022, në Maminas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, i ka hequr lirinë shtetasit I. B., banues në Durrës. Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA