NASA: Objekti që goditi një shtëpi në Florida erdhi nga Stacioni Hapësinor

16/04/2024 13:32

Administrata Kombëtare amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) ka konfirmuar se një objekt misterioz që ra në çatinë e një shtëpie në Floridë muajin e kaluar, ishte pjesë e mbeturinave hapësinore që janë hedhur nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.

Objekti, në formë cilindrike, ra mbi një shtëpi në Naples më 8 mars, dhe më pas u dërgua për analizim në Qendrën Hapësinore Kenedi.

NASA tha se objekti metalik përdorej për të vendosur bateritë e vjetra në mallrat që asgjësohen nga Stacioni Hapësinor. Paleta me objekte u hodh nga Stacioni Hapësinor më 2021 dhe pritej që të digjej plotësisht pas hyrjes në atmosferën e Tokës, por një pajisje i shpëtoi djegies.

Copëza e metalit peshonte 0.7 kilogram dhe ishte 10 centimetra i gjatë dhe afër 4 centimetra i gjerë.

Askush nuk u lëndua pasi ky objekt goditi shtëpinë e Alejandro Oteros. Ai tha për mediat se e kishte gjetur objektin pasi ishte kthyer nga puna. Objekti kishte depërtuar nga çatia në tavanin e shtëpisë së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA