Gjendet i pajetë trupi i një 49-vjeçari në lumin Buna, tri ditë më parë vëllai i tij…

16/04/2024 13:05

Trupi i pajetë i një 49-vjeçari është gjetur në lumin Buna.

Familjarët, rreth orës 11:25 të ditës së sotme, në afërsi të fshatit Pentar, kanë gjetur trupin e pajetë të të afërmit të tyre, 49-vjeçarit Sh. K.

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Tri ditë më parë, më datë 13, vëllai i tij, me iniciale G. K., ka kallëzuar në polici se 49-vjeçari është largua nga banesa.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA