Aludimet e Metës për “laraskën e kapur nga SPAK”, reagon Elona Guri: Krenare për punën e Braimllarit, nuk kemi tradhëtuar kurrë

16/04/2024 21:58

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli sot për “laraska dhe sufllaqexhinj” të kapur nga SPAK që e kanë tradhëtuar atë.

Pas këtyre deklaratave të tij të forta nënkryetari i partisë, Endrit Braimllari dha dorëheqjen, ndërkohë që Elona Guri, një mbështetëse e fortë e Monika Kryemadhit, i doli atij në mbrojtje.

“Jam krenare per rrugetimin tend miku im! Qe nga gjimnazist e deri ne prind, ti nuk levize kurre prej boshtit te vlerave te tua.

Kemi ndare bashke sakrificat dhe punen e palodhur per te cuar perpara misionin LSI, qe shume e quanin te pamundur. Jemi kritikuar sepse kemi besuar.

Por pa tradhëtuar kurre idealet tona dhe duke qene model i asaj levizje pozitive qe perfaqesonte partia jone LSI ne keto 20 vite per te gjithe ata mijera burra, gra e te rinj ne te gjithe Shqiperine”, shkruan Guri, në postimin e Braimllarit, ku deklaron dorëheqjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA