“Zjarrfikësja u vonua 40 minuta”, kreu i Shërbimit Zjarrfikës Shkodër reagon pas vdekjes së 52-vjeçarit: Ndërroi jetë nga asfiksia para se….
15/04/2024 13:10
Kreu i Shërbimit Zjarrfikës Shkodër Agim Ponari reagon për zjarrin e një dite më parë në fshatin Zogaj ku një 52 vjeçar humbi jetën.
Ai mohon që ndërhyrja është vonuar 40 minuta duke shpjeguar se operacioni për shuarjen e flakëve ka qenë i vështirë.
Ponari sqaron më tej se ndërhyrja në zonë ishte më problematikja pasi nuk kishte rrugë për të mbërritur tek shtëpia.
Sipas tij viktima ka ndërruar jetë nga asfiksia shumë përpara se të njoftohej zjarrfikësja.
Top Channel