Vodhën kamerat e sigurisë të një biznesi, vihen në pranga dy ‘skifterët’ e Librazhdit

15/04/2024 13:00

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi vodhën kamerat e sigurisë të një biznesi.

Sipas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd vunë në pranga E. H., 30 vjeç, banues në fshatin Rrajcë dhe K. A., 18 vjeç, banues në Prrenjas.

Ata ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 10.04.2024, në fshatin Skënderbej, Prrenjas, kanë vjedhur kamerat e sigurisë të magazinës së një biznesi me bimë medicinale, në pronësi të një 30-vjeçari.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor “Cërrik-Papër”, u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. B., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në autostradën “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Dopaj, motomjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Z. L., 72 vjeç. Për pasojë është dëmtuar lehtë 31-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 39 vjeç, banues në fshatin Qerret, Gramsh, pasi për motive pronësie, ka dëmtuar me automjet, rrethimin e jashtëm të një toke në pronësi të një 35-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA