“Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë Shërbimi zjarrfikes në të gjithë vendin në 61 njesitë vendore të tij do të reformohet duke parë rolin e çdo inspektori dhe punonjësi tjetër të këtij shërbimi nëse kanë përgatitjen e duhur për këtë pozicion.
Ky reformim erdhi si nevojë për uniformizim dhe përmirësim të dukshëm në këtë sektor.
Po ashtu një grup pune po punon për të plotësuar bazën e plotë nënligjore për rekrutimet, trajnimet, menaxhimin e të dhënave, si dhe përmirësimin e transparencës së inspektimeve ndaj bizneseve.
Nisur nga rastet e zjarreve në qendra tregëtare apo në biznese të mëdha ministria e brendshme ka nxjerre një udhëzim që të gjitha objektet me prani të madhe njerëzish të inspektohen nëse I kanë marrë masat kundër zjarrit.
“Mos ketë asnjë hotel, kinema apo vend me shumë njerës pa u inspekjtuar për këto masa parandalimi. Ndërkohë po punojmë që së bashku me policinë e shtetit dhe urgjencën kombëtare të ngemë një skuadër të përbashkët reagimi”, tha Balla.
Masat kundër zjarreve janë edhe më emergjente në sezonin e verës ku vjet nga qershori në shtaror u regjistruan 800 vatra zjarri. Në kuadër të një sezoni turistik të qetë dhe parandalimit të situatave të zjarrit jo vetëm në zona t urbane por edhe në zonat pyjore u kërkua një angazhim më I shtuar dhe më profeësional.
Top Channel