U kap me kanabis dhe një thikë në makinë, arrestohet 46-vjeçari polak në Sarandë
15/04/2024 11:53
Një 46-vjeçar polak është vënë në pranga nga policia në Sarandë pasi u kap me doza kanabisi dhe mjet prerës në makinë.
Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, policia ndaloi 46-vjeçarin i cili udhëtonte me makinë në lagjen nr 2 të Sarandës. Gjatë kontrollit në makinë iu gjet kanabisi dhe thika të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës.
Edhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, u gjetën disa doza kanabisi të cilat u sekuestruan.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel