Tone të larta në Komisionin e Shëndetësisë, deputeti i PS-Gjergjit: Gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi, mos më ndërprit…

15/04/2024 12:33

Janë ndezur debatet në Komisionin për Shëndetësinë ditën e sotme, në të cilin ministrja Albana Koçiu do të japë sqarimin në lidhje me zjarrin e rënë në QSUT dhe funksionalitetin e saj.

Pjesë e debatit u përfshi deputeti i PS Ilir Metaj dhe kryetarja e komisionit Zheni Gjergji, duke kërkuar të mos i ndërpresin fjalën njëri tjetrit, apo të mos dalin nga konteksti.

Metaj: Mos më ndërprisni të mbaroj. Kam të drejtën e mendimit tim

Gjergji: Nuk mund të flasësh në komision me këtë gjuhë. Fjala nuk është për ju

Metaj: Mos më ndërprit më, kam të drejtën time të bëj pyetje.

Gjergji: Madje ju heq edhe fjalën kur del nga rendi i ditës. Nuk ka lidhje nr 4

Metaj: Ka lidhje se gjuha vete aty ku dhemb dhëmbi. Për sa i përket rënies së zjarrit, sipas lajmeve të ANSA, në sktrukturat spitalore në Itali ndodhin 106 zjarre, po në strukturat spitalore në Shqipëri sa është numri?

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta