“Shqipëria, princesha e re e Lindjes”, Rama zbulon çfarë gjeti në aeroportin e Parisit: Revista promovonte destinacionet turistike të vendit

15/04/2024 13:22

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjeti në aeroportin e Parisit.

Kjo revistë ka promovuar destinacionet turistike të Shqipërisë nga Veriu në Jug dhe e konsideron atë si një “Princeshë e re e Lindjes”.

“Surpriza e këndshme në aeroportin e Parisit që mban emrin e Shqipërisë duke promovuar nga veriu në jug destinacionet turistike, prej zonave të mbrojtura të Shkodrës deri në plazhet Sarandës, Qafën e Pazarit në Gjirokastër, hotelet e ngrohta të Korçës, kantinat e Beratit e plot shije të tjera të Shqipërisë turistike.

Top Channel