Rifillojnë operimet e fluturimeve në aeroportet iraniane, pas sulmit ndaj Izraelit

15/04/2024 09:46

Aeroportet në kryeqytetin iranian të Teheranit kanë rifilluar fluturimet në orën 6:00 të mëngjesit me kohën lokale të hënën, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Iranit Tasnim.

Të dielën, të dy aeroportet e Teheranit, Aeroporti Imam Khomeini dhe Aeroporti Mehrabad, pezulluan fluturimet pasi sulmi i Iranit ndaj Izraelit nxiti tensionet rajonale.

Të shtunën, të paktën tre fluturime të United Airlines që drejtoheshin ose niseshin nga Lindja e Mesme u anuluan pasi u shpalos konflikti.

Holandezja KLM ka thënë se do të ndalojë fluturimet mbi Iran dhe Izrael “si një masë paraprake”, por do të vazhdojë të fluturojë drejt dhe nga Tel Aviv.

Austrian Airlines dhe Lufthansa – aktualisht dy kompanitë e vetme perëndimore që kryejnë fluturime ndërkombëtare për në Iran – kanë njoftuar një pezullim të fluturimeve drejt dhe nga Teherani deri më 18 prill.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA