Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu po shpjegon situatën në Urgjencën e QSUT e thirrur në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, pas zjarrit të rëndë disa javë më parë.
Gjergji: Në këtë situatë të paprecedentë, në mungesë transparence, përgjegjëshmërie dhe mungesë llogaridhënie të qeverisë, në përmbushje të detyrës sime si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, në mbështetje të nenit 80, pika 1 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 90 dhe pikës 1 të nenit 93 të Rregullores së Kuvendit, parashtroj këtë kërkesë me pyetje për Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale Znj. Albana Koçiu dhe kërkoj që përgjigjen e kësaj kërkese ta marrë pranë Komisionit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë për sa vijon:
1. A jeni në dijeni për mos ofrimin e shërbimit të urgjencës për pacientët që i drejtohen Urgjencës së QSUT prej 11 Shkurtit 2024?
2. Çfarë masash keni ndërmarrë për vijimin e ofrimit të shërbimit të urgjencës për qytetarët pas situatës së zjarrit në mjediset e Urgjencës së QSUT?
3. A ka ushtruar Ministria që ju drejtoni të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë për të ushtruar mbikqyrjen e nevojshme për shkaqet dhe pasojat pas zjarrit në Shërbimin e Urgjencës në QSUT?
4. A jeni në dijeni se mbi çfarë urdhërash/vendimesh dhe me cfarë afatesh QSUT ka devijuar ofrimin e shërbimit të urgjencës nga QSUT tek “Spitali i Traumës” dhe “Spitali Shefqet Ndroqi-Sanatoriumi”?
Koçiu: Dua të komentoj të gjitha të pavërtetat. Investimi dhe transformimi i spitalit të sëmundjeve të brendshme, incidenti tregoi se standardet dhe cilësia e shërbimit mjekësor është i tillë anembanë vendit. Ka arsye për t’u ndjerë mirë dhe krenarë për stafin e mrekullueshëm. Është nën hetim nga prokuroria, nga të hënat paraprake mund të konfirmoj se bëhet fjalë për një defekt teknik djegie të kabujve elektrikë pa dëmtuar pajisjet biomjekësore të spitalit. Në qsut vijon normalisht puna dhe shërbimet pa problematika., urgjenca kardiake dhe e sëmundjeve të brendshme, ofrohen në tek Shefqet Ndroqi, të fierit apo Shkodrës në koordinim shumë profesional të urgjencës mjekësore, janë spitale që i kanë të gjitha mundësitë, është meritë e investimeve për të forcuar sistemin shëndetësor në të gjithë territorin. Kompania kontraktore ka nisur punën për rehabilitimin, punimet pritet të mbarojnë në muajin maj.
Top Channel