PS refuzoi mocionin me debat për Xibrakën, ironia e Gjekmarkajt në Konferencën e Kryetarëve: Më mirë na i shkruani ju që t’ju pëlqejë, ç’e doni opozitën

15/04/2024 16:51

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar mazhorancën pas rrëzimit të kërkesës së opozitës për mocion me debat për çështjen “Xibraka”.

Ai tha se mocion kërkesat duhet t’i shkruajnë ata, pasi kanë “monopolin e së vërtetës”.

“Ndaj çfarë duhet opozita, kjo është një tepri. Mendon qeveria megjithë se interesi i qytetarëve dhe ai i saj janë në përplasje të vazhdueshme”, tha ai.

“Historia është mbyllur tha zoti Çuçi, dua t’i kujtoj duke e besuar të lexuar dhe me koncepte bazike se ajo është e vetmja e uruara qe nuk mbyllet kurrë, ajo mbetet e hapur, vazhdon madje është tani që flasim, krijon mekanizmat e vet, përsëritës, modifikues, ngadalësues, dhe vendimet e gjykatave për çështje të drogës  janë vetë një njollë, një nyje brenda saj.

Ato nuk e kanë zgjidhur problemin, kanë shtuar pandehmat, dyshimet aq sa shpesh gazeta prestigjioze europiane me keqardhje e them e kanë konsideruar vendin tonë narkoshtet. Ju jeni vjetruar në pushtet prej 11 vitesh për fajin tonë po ne po korrigjojmë vetveten që të keni mundësi dhe ju të shkoni në opozitë dhe të reflektoni. Në vitin 2013 shkuat në Lazarat dhe e mbyllet si vatër kanabisi, “bravo çuna” tha ministri që më vonë e bëri gjithë Shqipërinë jeshile, shtet të kanabizuar. Vetëm në sheshin Skënderbej nuk kishte  të mbjella, se nuk zinte mirë tek ato pllakat! Pastaj pjesa tjetër e Shqipërisë dihet.

Sot shumë gjimnazistë dhe studentë, shumë pjesë të shoqërisë janë prekur nga problemi i drogës, në raporte kudo Shqipëria përmendet si rrugë kalimi e udhëkryq drogërash të forta! Nëse nuk i adresojmë në parlament ku tjetër do flasim për këto tema?

Tani kam një lutje, njerëzore, të perunur, si e tillë jo obliguese, nga simpatia mund ta pranoni, nga empatia të heshtni, nga antipatia ta refuzoni: meqënëse po zgjaten ditët dhe ju po hapni akademinë politike, ndonjë buzë akshami si axhami që jam në këto punë të vi e të nxë, të mësoj, si bëhet një mocion, si thirret një interpelancë, të mësoj çfarë duhet e çfarë jo, të kuptoj thelbin e demokracisë, të dëgjoj leksionet e Spiropalit të cilës ja çmoj retoriken, ata të Çuçit, Mimisë e sidomos Shalsit. Tani kam një kërkesë serioze! Ju lutem na i shkruani ju mocionet kërkesat, i dini ju të gjitha, ju keni monopolin e së vërtetës dhe të drejtës, e shkruani vete dhe ju pëlqen ju vetë! Ndaj çfarë duhet Opozita, kjo është një tepri. Mendon qeveria meqënëse interesi i qytetarëve dhe ai i saj janë në përplasje të vazhdueshme”, tha ai.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA