Në qytetin e Gjakovës ka ndodhur një përleshje me armë mes dy grupeve.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreh orës 20:19.

“Raportohet se një mosmarrëveshje ka ndodhur mes dy grupeve të cilët janë përleshur me armë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, një fishek dhe një predhë”, bënë të ditur policia.

Përveç dëmeve të shkaktuara nga arma e zjarrit në dy vetura që ishin të parkuara nuk raportohet për të lënduar. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një person si i përfshirë në incident i cili ndodhet ne kërkim.

Top Channel