![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/trumpo_sd-800x450.jpg)
12/02 19:01
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken foli me homologët e tij nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania të dielën pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit.
Të gjitha palët ranë dakord për “rëndësinë e dënimit të sulmit të Iranit në termat më të fortë të mundshëm dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm”.
Blinken zhvilloi më parë telefonata me homologët e tij nga Turqia, Egjipti, Jordania dhe Arabia Saudite, në të cilat ai theksoi rëndësinë e shmangies së përshkallëzimit në Lindjen e Mesme dhe të “një reagimi të koordinuar diplomatik”.
Top Channel