Paradë fantastike, kupat ikonike të Manchester Cityt zbarkojnë në Tiranë

15/04/2024 13:58

Paradë fantastike me “Treble Tour” në kryeqytetin shqiptar. Manchester City, skuadra fituese e kampionatit më të fortë të globit dhe një prej emrave më të spikatur të futbollit, do të jetë më e prekshme këtë muaj për tifozët shqiptarë.

Citizens, që po shtojnë radhët me tifozë edhe në vendin e “Shqiponjave” nga dita në ditë, tani afrohen në mënyrë konkrete përmes bashkëpunimit me akademinë Dyrrah City FC.

Akademia që do të mbledhë ajkën e talenteve shqiptare, ka njoftuar bashkëpunimin me City Football Group.

Administratori i Dyrrah City Football Club, që do të ofrojë mundësi të pafundme edhe për talentet shqiptare për trajnim dhe karrierë në arenën kontinentale, Gjergj Ndoci premtoi një eksperiencë të papërsëritshme për tifozët.

Me prezantimin e “Treble Tour”, trofeve ikonikë që kanë ngritur lart vjet “yjet” e drejtuar nga Pep Guardiola. Premier League, FA Cup, Champions League, Superkupa Europiane dhe Botërori për Klube.

Të gjithë trofetë e fituar nga Manchester City, do të ekspozohen të mërkurën e 17 prillit në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) të Kryeministria.

Më pas “Treble Tour” do të vazhdojë në sheshin Italia si dhe në stadiumin “Air Albania”, të nesërmen e 18 prillit.

Sigurisht premisa të mëdha për të patur në Shqipëri në vizitë, e ndoshta edhe miqësore të ardhshme të Manchester Cityt. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA