Ushtria izraelite ka paralajmëruar banorët e Gazës se veriu i Rripit është “një zonë e rrezikshme luftimi” përmes mediave sociale dhe fletëpalosjeve të hedhura në ajër.
Zëdhënësi i ushtrisë postoi një mesazh “urgjent” në X duke i udhëzuar banorët e Gazës “të qëndrojnë në zonat humanitare dhe strehimoret në pjesën jugore të Rripit dhe të shmangin përpjekjet për t’u kthyer në veri të Rripit” për të “ruajtur sigurinë e tyre”.
Paralajmërimi vjen pasi mijëra palestinezë, duke përfshirë burra, gra, fëmijë dhe të moshuar, u u sulmuan të dielën kur ata u përpoqën të ktheheshin në shtëpitë e tyre në Gazën veriore.
Videot filluan të qarkullojnë në internet të dielën në mëngjes duke treguar njerëz që po shkonin drejt veriut për herë të parë në një numër kaq të madh. Një vajzë e re u qëllua në kokë nga ushtarët izraelitë, tha nëna e saj. Ajo dhe vajza e saj kishin tentuar të kalonin në veri së bashku me burrin, por ushtarët e kthyen atë, duke e lënë atë dhe katër fëmijët e saj të përballonin udhëtimin vetëm. Ajo tha për CNN se vajza e saj është ende në kujdes intensiv.
Videoja e publikuar në mediat sociale tregoi një burrë që mbante Sally Abu Laila, 5 vjeç në krahë, e cila kishte gjakderdhje nga koka e saj. Njerëzit u grumbulluan rreth saj në panik duke u përpjekur të mbulonin plagën e marrë në kokë.
Top Channel