Ish-sulmuesi i Inter-it, Diego Milito ka folur për “zikaltërit” në një intervistë të dhënë për mediet italiane në prag të ndeshjes së skuadrës së Inzaghi-t ndaj Cagliari-t, që luhet këtë të dielë.
Milito u shpreh se ndjen një dashuri të madhe për këtë ekip, ndërsa theksoi se ai e realizoi ëndrrën e fëmijërisë.
“Inter-i është një ekip i veçantë, kam një dashuri të madhe për këto ngjyra që më kanë bërë të përjetoj momente të paharrueshme. Të veshësh këtë fanellë ka qenë e pabesueshme. Kur je fëmijë ëndërron të luash për një ekip kaq të fortë, unë e pata këtë mundësi të madhe dhe e shijova, duke dhënë gjithmonë gjithçka për këtë fanellë”-deklaroi ish-futbollisti.
Ndërsa, duke i bërë një analizë skuadrës aktuale “zikaltër” ai tha se është një ekip shumë i fortë, me lojtarë që po kalojnë një sezon të mrekullueshëm.
“Është shumë i fortë, po bën gjëra të mëdha, është një ekip i madh me shumë vlera. Unë kam shumë dashuri për Lautaro-n, Calhanoglu po kalon një vit të mrekullueshëm, po ashtu edhe Thuram, pastaj është Barella dhe shumë lojtarë të tjerë të talentuar”-u shpreh Milito. /Supersport
Top Channel