Konferenca e Kryetarëve/ Kërkesa për mocion me debat për “Xibrakën”, Çuçi rrëzon opozitën: Çështjet janë ezauruar nga gjykatat dhe komisionet hetimore

15/04/2024 15:27

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, tha se nuk e mbështesin kërkesën e opozitës për mocion me debat për çështjen e “Xibrakës”.

Ai thekson se çështjet për të cilat është  kërkuar mocion nga opozita janë ezauruar nga gjyqësori apo edhe në komisione hetimore parlamentare.

Bardhi: ju mund te jeni dakord që të mos ekzistojë opozita por se keni në dorë ju. Kërkesa për mocion me debat, është e drejtë e opozitës. Ju folët për çështje të ezauruar, por ju kujtoj se laboratori o Xibrakës nuk është çështje e ezauruar. Ka një dosje të veçuar e cila është sirtar dhe nuk është trajtuar.

Raportet ndërkombëtare flasin për një problem të shtuar të trafikut të drogës. Prandaj do duhet të ketë mocion për këtë çështje. Por ju s’keni interes kur folët për grabitje prone, s’keni interes kur folët për ekonominë, s’keni interes kur folët për krimin.

Çuçi: S’kemi si të vendosim sot një datë për mocionin, kur mendojmë se ky mocion s’duhet zhvilluar fare pasi janë çështje të stër-ezauruara. Nga mënyra si është parashtruar kërkesa s’ka vend fare për mocion. Kërkesa e opozitës lidhet me çështje që janë gjykuar nga drejtësia madje edhe me vendime të formës së prerë, që janë ezauruar edhe në debatet parlamentare dhe komisionet hetimore parlamentare. Nuk mund të ulemi sot te flasim për datën e një mocioni.

Bardhi: Duke e shpallur çështjen e Xibrakës, si të mbyllur po merrni në mbrojtje një organizatë kriminale. Ka një dosje të veçuar në organet e drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA