“Kompania konfirmoi tërheqjen nga puset e Shpiragut”, Ministria e Energjetikës reagon pas Rithemelimit: Kërkimet vazhdojnë! Shkencërisht i provuar zbulimi i një depozite me….

15/04/2024 13:51

Tërheqja e kompanisë holandeze SHELL nga nxjerrja e rezervës së naftës në Shpirag ka shkaktuar debate mes opozitës dhe mazhorancës.

Në bilancet e saj për tremujorin e parë të vitit, kompania holandeze SHELL, ka fshirë shpenzimet e bëra për kërkimet e naftës në Shqipëri, një lëvizje që tregon tërheqjen e kësaj kompanie nga vijimi i mëtejshëm i përdorimit të vendburimit.

Opozita ka reaguar në lidhje me lajmin, ku sipas tyre është mashtruar qëllimisht publiku me premtimet për rritje pensionesh dhe pagash nga pasuria e Shpiragës.

“E vërteta është se shumë eksplorime në botë, të Shellit apo kompanive të tjera të mëdha, mund të dështojnë sepse e tille është industria e naftës dhe niveli i teknologjisë se përdorur. Por po kaq e vërtete është qe ne asnjë rast, asnjë kryeministër apo zv/kryeministër, ne asnjë vend te botes nuk dezinformon qëllimisht opinionin publik mbi rezerva nafte dhe pasurie te cilat ende nuk janë konfirmuar përfundimisht dhe zyrtarisht”, tha Eno Bozdo.

Në një reagim zyrtar Ministria e Energjisë ka shpjeguar se në SHPIRAG është konfirmuar nga kompania prestigjioze se ka një rezervë cilësore nafte dhe gazi, ndërsa kërkimet vijojnë për të gjetur teknologjinë e duhur që do ta nxjerrë në sipërfaqe këtë pasuri.

Sipas MIE, nxjerrja e kësaj nafte kushtëzohet nga gjeologjia shumë specifike e nëntokës së Shpiragës. Më tej në deklaratë thuhet se qeveria po kërkon partnerët e duhur për të finalizuar procesin e shfrytëzimit të naftës së zbuluar që kërkon një teknologji të veçantë, ndërsa akuzon edhe opozitën për dezinformim dashkeqës të publikut mbi një pasuri kombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA