“Na ktheni stolitë tona, ka ende kohë”, Konti i Parisit thirrje publike grabitësve të Luvrit: Ato janë pjesë e shpirtit të Francës 01/11 23:00
Një aksident ka ndodhur mesditën e së hënës në rrugën Panepistimi në qendër të Athinës, ku një kabllo elektrike ka rënë mbi autobus.
Aksidenti ka ndodhur pasi një kabllo është prerë dhe ka rënë mbi një autobus turistik , me pasojë thyerjen e xhamave dhe plagosjen e 6 personave, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca.
Sipas mediave vendase, të plagosurit kanë të nxira të lehta, ndërsa asnjë prej tyre nuk është i lënduar rëndë. Në vendngjarje kanë shkuar dy autoambulanca për të ofruar ndihmën e parë.
Top Channel