Festivali i Prillit nis celebrimet në rajonin andaluzian të Spanjës (fotot)

15/04/2024 19:29

Qyteti i Sevilës ka nisur sot celebrimet e përvitshme të Panairit të Prillit që do të vijojnë për shtatë ditë deri më 20 prill, të cilat shënohen me kërcime, ushqim, veshje shumëngjyrëshe e socializim mes pjesëmarrësve.

I njohur ndryshe si ‘Feria de Abril’ festivali kulturor është eventi më i rëndësishëm pas Pashkëve dhe vizitohet nga më shumë se 1,000,000 njerëz çdo vit

Vizitori spanjoll Rocío Guerrero, tha se preferonte koktejlet me verën tradicionale andaluziane.

“Rebujito është koktejli ‘manzanilla’, me verë nga Andalusia, përzier me Sanlucar de Barrameda dhe me limonatë. Gjithmonë pijmë shumë këtu, por moti është i nxehtë dhe pija është e freskët, edhe pse nëse pi shumë nuk je më vetvetja”, tha Gerrero.

Vizitorja Raquel Tagua, tha për rrjetin AFP se kishte zgjedhur veshje të veçantë për panairin.

“Është fustan me copë elastike, sepse këtu bënë shumë lëvizje, pastaj fustani në stil ‘flamenco’ ka bukurinë e tij bashkë me shallin  e vogël. Mund të vishen në çdo ngjyrë pasi këtu në panair mund të përdorësh cilëndo ngjyrë që preferon”.

Francisco Gabriel tha se kishte ardhur nga veriu i Spanjës për të marrë pjesë në festivalin tradicional, që ndiqte që kur ishte fëmijë.

“Çdo rajon ka tradita të tilla si kjo në Sevilla, edhe pse me ndryshime të vogla, ne këto i kemi jetuar që kur ishim fëmijë.”

Vizitorja vendase Sofia Frederic, tha se nuk është nevoja të kesh eksperiencë për të ardhur në evente të tilla grumbullimi popullor e shoqëror:

“Njerëzit që i pëlqejnë grumbullime të tilla nisin të kërcejnë, ata praktikojnë dhe më pas performojnë shumë mirë, nuk është nevoja të njohësh zakonet e traditat”, tha Frederic për rrjetin AFP.

FOTO GALERI
1/9
I njohur ndryshe si ‘Feria de Abril’ festivali kulturor është eventi më i rëndësishëm pas Pashkëve

Top Channel