Fermerët ne zonën e Myzeqesë shpesh herë përballen me luhatjet e çmimeve të shitjes për produktet bujqësore.
Ata që po e ndjejnë me shumë këtë janë fermerët në fshatin Canakaj, që prej më shumë se 15 vitesh merren me kultivimin e perimeve në serra diellore.
Për ta, ky vit nuk quhet i suksesshëm, pasi prodhimi i kastravecëve po ngelet pa shitur. Këto dy familje kanë si burim kryesor ekonomik serat diellore. Mungesa e tregut dhe çmimi i ulët ka bërë që gjendja ekonomike e tyre të vështirësohet.
Çmimet e larta të inputeve bujqësore, plehrat, rritja e çmimit të krahut të punës nuk e justifikon koston. Edhe pse kanë emigruar, këta të rinjtë janë kthyer për një jetesë më të mirë në vendin e tyre, por për t’a ky kthim nuk ka rezultuar i mbarë.
Të dëshpëruar nga kjo situatë, ashtu si fëmijët dhe prindërit e tyre, ndjehen të lodhur dhe shpesh herë mendojnë t’a braktisin.
Zona e Darsis, ku ndodhet dhe ky fshat është një nga zonat më prodhuese, por politikat e ndjekura në fushën e bujqësisë nuk ka rezultuar frytdhënës për banorët e kësaj zone, duke bërë që shumica e fermerëve ta braktisin bujqësinë dhe vendin.
Top Channel