Lewis Ferguson është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Bologna.
Skocezi ka dhënë kontributin e tij me 6 gola dhe 4 asistime gjatë këtij edicioni në Serie A, me skuadrën e Thiago Mottës që po garon për t’u kualifikuar në Champions League.
Ndeshja e fundit ndaj Monzës (0-0) solli vetëm një pikë për Bolognën, duel gjatë së cilit skuadra emiliane përveç dy pikëve humbi edhe shërbimet e Fergusonit.
Një dëmtim i rëndë që ka sjellë fundin e sezonit për 24-vjeçarin, i cili ka humbur edhe pjesëmarrjen në Euro 2024 me Skocinë e tij.
Ishte minuta e 58’ kur Ferguson dëmtoi gjurin e djathtë pas përplasjes me Birindellin. Pavarësisht dhimbjeve qëndroi në fushë për t’u zëvendësuar katër minuta më vonë.
Shtypi italian raporton se mesfushori i avancuar i Bolognës pritet të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë 5-6 mujore. /Supersport
Top Channel