Aventura në Karaburun, plazhet e egra mbushen me pushues vendas dhe të huaj, moti i favorizon

15/04/2024 19:57

Gjiret e Karaburunit po vizitohen nga turistë jo vetëm nga Vlora por dhe shumë të huaj. Disa familjarë kanë zgjedhur të bëjnë gatimet vetë ndërsa të huajt kryesisht të rinj për te marrë rreze dielli apo dhe duke u larë në det edhe pse uji i detit është ende i ftohtë.

Sherif Dyrmishi detar i vjetër në Radhimë na ka shoqëruar për në Gadishull dhe shprehet se tashmë është shumë e thjeshtë, për këdo që ka dëshirë mund te marri një mjet tip skafi me qira dhe mund të eksplorojë gjiret.

“Jam nga Holanda. Vendosëm të vinim në Shqipëri sepse dëgjova nga miqtë e mi që është një vend shumë i bukur. Do qëndrojmë një javë, do të vizitojmë edhe Sarandën. Donim të bënin një tur me varkë sepse plazhet këtu janë shumë të bukura”.

“Jemi nga India por jetojmë në Angli. Hera e parë në Shqipëri, po qëndrojmë këtu një javë. Mua me pëlqen shumë ushqimi i detit dhe këtu e bëjnë shumë te mirë. Edhe njerëzit këtu janë shumë të mirë”.

“Jemi nga Pakistani dhe kjo është hera e parë që vijmë këtu. Vlora është e mrekullueshme, deti kristal. Do i vendosja notën 10”.

Temperaturat më të larta se mesatarja e muajit prill zgjatën më shumë këtë vit vlerësojnë sinoptikanët duke bërë që shumë njerëz t’i drejtoheshin plazhit në fundjava.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA