Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për 13 të akuzuar për mashtrim me vlerë rreth 7 milion euro të shtetasve gjermanë përmes call center-ave.
9 vite heqje lirie ka kërkuar Prokuroria e Posaçme për Erjon Kasmin, që konsiderohet personi kyç I një grupi kriminal, i akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe për krijim të grupit të struktura kriminal.
Ai së bashku më 12 persona të tjerë dyshohet se kanë mashtruar nëpërmjet thirrjeve telefonike qytetarë gjermanë duke u zhvatur 7 milionë euro. Për bashkëpunëtorin e tij Xhulian Xhafën Spak kërkoi dënimin me 8 vjet e 6 muaj ndërsa për 11 të tjerët dënim alternative me shërbim prove.
Organi i akuzës ka sekuestruar më herët disa llogari bankare të të akuzuarve si dhe disa pasuri të paluajtshme.
Top Channel