“Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë
Tre persona janë ekstraduar në Shqipëri të cilët janë dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për mashtrim.
Saimir Prenga 42-vjeç është ekstraduar nga Italia pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin Gj. L., gjatë periudhës 2017-2018, ka shitur rreth 67 kg lëndë narkotike kabanis.
Arjan Gjergji 43 vjeç nga Shkodra është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, pasi Gjykata e Shkallës se Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar për prodhimin dhe shitjen e 20 kilogramëve lëndë narkotike kanabis, që u sekuestrua nga Policia, në fshatin Grudë Fushë, në vitin 2021.
Besmir Kola alias Zef Kola 65 vjeç, banues në Durrës u ekstradua nga Greqia, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
Të tre personat e ekstraduar i janë dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Top Channel