Sulmi me dronë ndaj Izraelit, reagon NATO: Dënojmë aktin e Iranit! Konflikti në Lindjen e Mesme nuk duhet të dalë jashtë kontrollit

14/04/2024 16:39

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ka dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit. Në një reagim të fundit, NATO bën thirrje për përmbajtje, ndërsa shprehet se po i monitorojnë nga afër zhvillimet.

“Ne dënojmë përshkallëzimin e sulmeve të Iranit gjatë natës, bëjmë thirrje për përmbajtje dhe po i monitorojmë nga afër zhvillimet,” tha zëdhënësja e NATO-s Farah Dakhlallah në një postim në X.

“Është jetike që konflikti në Lindjen e Mesme të mos dalë jashtë kontrollit”, tha ajo.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA