Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Ministria e Jashtme lajmërim të rëndësishëm: Ja ku mund të kontaktojnë shqiptarët që jetojnë atje

14/04/2024 00:01

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pasi Irani ka nisur sulm ushtarak drejt Izraelit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në komunikim  me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael si edhe me të gjithë shtetasit shqiptarë, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Izrael.

“U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase”, thekson ministria.

Për çdo nevojë të mundshme të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:

📲 +972 54-904-2813

dhe

📲+972 54-480-6601

Top Channel