Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Ministria e Jashtme lajmërim të rëndësishëm: Ja ku mund të kontaktojnë shqiptarët që jetojnë atje
14/04/2024 00:01
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pasi Irani ka nisur sulm ushtarak drejt Izraelit.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në komunikim me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael si edhe me të gjithë shtetasit shqiptarë, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Izrael.
“U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase”, thekson ministria.
Për çdo nevojë të mundshme të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:
📲 +972 54-904-2813
dhe
📲+972 54-480-6601
Top Channel