Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dënoi sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit.
Në një deklaratë të postuar sot në “X”, Begaj rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë kundër veprimeve që kërcënojnë paqen dhe sigurinë.
Kreu i Shtetit bën të ditur se Shqipëria shpreson në shmangien e këtij konflikti, ndërsa thekson edhe pasojat në një shkallë më të gjerë që mund të shkaktojë përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme:
“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedent të Iranit ndaj Izraelit dhe përcjell shpresën se nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm. Çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme, si dhe të ketë pasoja të pakthyeshme në një shkallë më të gjerë”, shkruan Presidenti.
Top Channel