Një 54-vjeçare humb jetën pas një aksidenti në punë, arrestohet punonjësi i një kompanie në Tiranë

14/04/2024 08:41

Një 54-vjeçare ka humbur jetën gjatë një aksidenti në ambientet e punës, në një kompani alkoolike.

Për këtë rast është arrestuar punonjësi 56-vjeçar nga Tirana, i cili duke siste4muar disa palete me një mjet pune pirun, janë rrëzuar dy palete të cilat kanë zënë poshtë 54-vjeçaren K.B. Punonjësja është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka arritur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA