Ndihmoi emigrantët të kalonin kufirin, shtyhet seanca e Antonio Specchio! Kërkon njoftimin e konsullatës italiane dhe përkthimin e akteve

14/04/2024 12:02

Shtyhet seanca e Antonio Specchio, një nga të dyshuarit e përfshirë në veprimtari të paligjshme ku ndihmonte emigrantët të kalojnë kufirin shqiptar në mënyrë ilegale.

I dyshuari kërkoi njoftimin e konsullarës italiane dhe përkthimin e akteve. Seanca u shty për në orën 13:00. Gjithashtu sipas gazetares Anila Hoxha do të njihen të gjithë avokatët e 24 të arrestuarëve që janë përfshirë në këto veprimtari të paligjshme.

Antonio Specchio, i datëlindjes 1971, lindur në Itali dhe banues në Vlorë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”.

Top Channel