“Pesë demokratë të qelbur”/ Debat i ashpër te Ligjet: Të kesh turp se je edhe deputet Kuvendi, asnjëri s’më nxjerr përjashta 05/10 18:37
Ministri për Europën dhe Punët e Jasthme Igli Hasani ka reaguar përmes një postimi në “X” për sulmin e Iranit ndaj Izraelit.
Ai shprehet se Shqipëria e dënon këtë sulm dhe se kjo do sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim të madh për Lindjen e Mesme.
“Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit. Ajo rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme. Shqiptarët në rajon këshillohen të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë”, shkruan ministri Hasani.
Top Channel