E rëndë! Ra në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, ndërron jetë 17-vjeçari në Mamurras

14/04/2024 12:44
Foto Ilustruese

Një 17-vjeçar ka humbur jetën në Mamurras të Kurbinit.

Sipas policisë, i riu mëngjesin e sotëm, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij. Adoleshenti E. H., është dërguar në spital, por fatkeqësisht ka humbur jetën, pavarësisht ndihmës mjekësore që iu dha.

“Mëngjesin e sotëm, në Mamurras, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij, shtetasi E. H., 17 vjeç. 17-vjeçari është dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

 

Top Channel