Giuntoli lë pezull Allegrin: Merkatoja vendoset nga shitjet

14/04/2024 08:25

Drejtori Sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli është ndalur të flasë për të ardhmen e bardhezinjve dhe mbi të gjitha të trajnerit Massimiliano Alllegri, i cili duket se nuk preferohet nga tifozeria.

Tekniku ka kontratë deri në verën e 2025-ës me bardhezinjët dhe deri tani nuk ka marrë ofertë për rinovimin e saj, teksa Giuntoli ka lënë të hapur mundësinë e vijimit të bashkëpunimit.

“Allegri po bën një punë shumë të mirë, por nuk kemi pse të nxitojmë, pasi ka edhe një vit kontratë me ne. Në fund të sezonit do të ulemi dhe të bisedojmë, për të marrë më pas vendimin më të mirë për palët”, u shpreh Giuntoli.

Njeriu i merkatos në klubin bardhezi pranoi edhe vështirësitë për të shpenzuar shumë gjatë verës së ardhshme, teksa theksoi se rikthimi në Champions do të jetë i rëndësishëm për strategjitë.

“Merkatoja jonë do të varet nga rikthimi në Champions, por edhe shitja e ndonjë lojtari, nëse ia dalim. Aktualisht nuk mund të bëjmë shumë plane, pasi kemi mbërritur në një pikë delikate. Jemi duke u ringritur dhe duhet pak durim”, u shpreh Giuntoli. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA